Edhe pak kohë ka mbetur deri në arritjen e trenit serb në kufirin Kosovë – Serbi, në Jarinje vërehet numër i shtuar i Policisë së Kosovës duke përfshirë edhe njësitë speciale, raporton KosovaPress.
Burime të KosovaPress-it njoftojnë se krerët e Policisë kufitare të Kosovës ndodhen tani në Jarinje, ku sipas këtyre burimeve, policia ka urdhër për ndalim të trenit.