Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton se në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, janë shtuar pritjet e qytetarëve dhe bashkatdhetarëve që vijnë për pushime në Kosovë.>
Sipas njoftimit mbrëmë para mesnate, pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë zgjasin nga një orë e gjysmë deri në 2 orë.
Pritjet janë shtuar pas shtimit të numrit të mërgimtarëve për të vizituar vendlindjen e tyre gjatë pushimeve të verës.
Ndërsa, për të dalë nga Kosova përmes pikës në Merdarë pritjet janë shumë të shkurta, ndërmjet 5 dhe 10 minuta.
Ndërsa, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë ndërmjet 20 dhe 30 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova në drejtim të Serbisë janë 3 deri në 5 minuta.
Situatë më e qetë në orët e vona ka qenë në pikëkalimin në Muçibabë, ku për të hyrë dhe për të dalë pritjet janë ndërmjet 3 dhe 5 minuta.