Policia e Shtetit ka arrestuar një person në Shijak, pasi që kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Gjatë kontrollit në banesë policia ka sekuestruar një armë zjarri automatik dhe 3480 fishekë model 56.
Personi i arrestuar është Y. D., 43-vjeç, banues në fshatin Karpën, Maminas.
Ai akuzohet për veprat penale prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, dhe prishja e qetësisë publike.