Aktuale

Shtie me armë në “Malin e Rrencit”, arrestohet (Foto)

Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin E.Gj. (31) nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në ajër në Malin e Rrencit, në Shëngjin.

E.Gj., banues në Gocaj – Lezhë, akuzohet për “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi A.U. (36), banues në Shëngjin, për veprën penale “mos kallëzim krimi”.

Policia ka sekuestruar si prova materiale një armë zjarri- automatik dhe një gëzhojë.