Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën ”Isa Boletini” në Gjilan, i cili dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gazë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/