Aktuale

Shteti që po synon ndalimin e mjekrrës me ligj megjithëse ka shumicë myslimane

Në përpjekjet për t’i dhënë policisë më shumë fuqi në luftimin e “lëvizjeve fetare shkatërruese”, Kazakistani është fokusuar në mjekra dhe pantollona të shkurtër.

Myslimanët konservativë që nuk përkojnë me formën e Islamit të miratuar zyrtarisht në këtë vend, zakonisht tregojnë qëndrimin e tyre duke mbajtur mjekra të gjata dhe pantollona deri tek kyçi i këmbës.

Një projektligj, i cili ka kaluar në leximin e parë në parlament më 31 janar, synon të mbështesë forcat policore në parandalimin e “krimeve të lidhura me aktivitetet fetare”, duke ndryshuar ligjin për fenë.

Ky projekligj kërkon masa më të ashpra, sipas të cilave qytetarët mund të studiojnë në shkolla fetare jashtë vendit, vendos parakushte për fëmijët nëse janë pjesë e shërbimeve të xhamive dhe kishave dhe ndalon “shfaqjen publike të shenjave” të “lëvizjeve të dëmshme fetare”.

Projektligji i bazuar në definicionin e dhënë nga Ministria e Çështjeve Fetare, i përshkruan si lëvizje “shkatërruese” ato që promovojnë pikëpamje fetare dhe ligjëratat që kërcënojnë të drejtat dhe liritë e njerëzve.

Lëvizje të tilla, sipas projekligjit kanë qëllim dobësimin dhe shkatërrimin e themeleve morale dhe vlerave shpirtërore dhe kulturore.

Ministri për Çështje Fetare, Nurlan Yermekbaev, ka thënë se autoritetet do të përpilojnë një listë të grupeve që i konsiderojnë “të dëmshme”.

Në rast se miratohet ky projektligj dhe kthehet në ligj, Kazakistani po ashtu do të ndalonte veshjen që mbulon fytyrën e një njeriu.Shkelësit e ligjit mund të përballen me dënim deri në 370 dollarë.

Në muajin prill, presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev ka bërë thirrje për një ndalim ligjor për veshjet islamike që mbulojnë femrën në tërsi dhe pantollonat deri tek kyçi i këmbës për burrat.

Nazarbaev kishte shprehur shqetësimin se një numër në rritje i të rinjëve janë duke u veshur në këtë mënyrë dhe ka fajësuar për këtë trend “injorancën” e të rinjëve.Me disa përjashtime të vogla, vetëm të diplomurarit në shkollat fetare të Kazakistanit mund të lejohen të studiojnë në shkollat fetare jashtë vendit.

Ky projektligji po ashtu parasheh që fëmijët nën moshën 16 vjeçare mund të lejohen të ndjekin shërbimet e kishave apo xhamive vetëm nëse janë të përcjellur nga një prind apo i afërm, dhe vetëm nëse pajtohem të dy prindërit.

Kazakistani tashmë ka ndaluar në shkolla bartjen e mbulesës islamike apo hixhabin, pavarësisht kritikave të disa prindërve.Autoritetet kazake vlerësojnë se qindra persona me kombësi kazake, i janë bashkuar luftimeve të grupit militant, Shteti Islamik në Iraq dhe Siri.