Aktuale

Shtetet që votuan kundër Kosovës në INTERPOL

Në raundin e parë të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, shteti i Kosovës nuk arriti të bëhet pjesë e kësaj organizate.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit që po mbahet në Dubai, shtetet anëtare hedhën votën e tyre për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

76 shtete kanë votuar pro, 56 kundër dhe 22 nga to kanë abstenuar.

Ndër shtetet që kundërshtuan anëtarësimin e Kosovës dhe mbështetën arsyetimin e Serbise ishin, Spanja, Maroko, Qipro, Kina, Bjellorusia, Rusia, Rumania, Venezuela, Namibia, Surinami…

Kosova duhet të sigurojë 2/3 e votave të përgjithshme për anëtarësim. /Klan Kosova/