htetet e Amerikës Latine, përmes një deklarate të përbashkët, kanë dënuar sulmin me armë kimike të kryer në Siri, duke vlerësuar se përdorimi i armëve kimike është një krim lufte.
Deklaratën e përbashkët e kanë nënshkruar Argjentina, Kili, Kolumbia, Meksika, Paraguai, Peruja dhe Uruguai.
Këto vende besojnë se përdorimi i armëve kimike ishte një krim lufte, ndërsa kërkuar ndërmarrjen e çdo veprimi për të parandaluar përdorimin e armëve kimike.
Vendet latine apelojnë te të gjitha palët në konflikt, duke përfshirë edhe vendet me më ndikim në rajon, për të demonstruar vetëpërmbajtje maksimale për të shmangur një përshkallëzim të dhunës në Siri.