Aktuale

Shtetasja malazeze pengon dhe fyen policët

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një femër, shtetase e Malit të Zi pasi që e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe ka fyer zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarës i është konfiskuar pasaporta ndërsa e dyshuara është liruar dhe urdhëruar të paraqitet në gjykatën për kundërvajtje./KosovaPress/