Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta ka kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në Zllakuqan të Gjilanit.
E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/