Aktuale

Shtetasi i Shqipërisë sulmon fizikisht policët

Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti, nuk ka respektuar urdhrat dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur në sheshin Shatërvan’ të Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/