Një shtetas i Maqedonisë është arrestuar dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, pasi provoi të mitosë policët me 5 euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti për tu shmangur një kundërvajtje trafiku u ka ofruar zyrtarëve policor një shumë parash prej 5€. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar duke u kushtëzuar që të nesërme të paraqitet pranë gjykatës”, njofton PK.