Aktuale

Shtetases së Shqipërisë i gjendet drogë në veturë

Policia e Kosovës ka ndaluar një femër nga Shqipëria së cilës i është gjetur substancë narkotike.

Ngjajrja ka ndodhur në rrugën “Hamëz Jashari”, në Ferizaj  ku e dyshuara ishte duke ngarë veturën me targa të Shqipërisë.

Gjatë kontrollimit brenda në veturë është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/