Shtëpia e Bardhë të enjten hodhi poshtë pohimet se presidenti amerikan Donald Trump dhe administrata e tij kanë gënjyer dhe kanë bërë shpifje, në përpjeke për të shuar hetimet për marrëdhëniet me Rusinë, transmeton KosovaPress.
“Përfundimisht mund të them se presidenti nuk është gënjeshtar dhe sinqerisht jam e lënduar lidhur me këtë çështje”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sanders për media, pas dëshmisë së ish-shefit të FBI-së James Comey para Komitetit për çështje të inteligjencës së Senatit amerikan, transmeton AFP.