Rajon & Botë

Shtëpia e Bardhë: Rreth 109 udhëtarë të ndalur në kufi

Shtëpia e Bardhë mbështeti sot aplikimin e dekretit të Donald Trump për imigracionin që ka shkaktuar ndalimin e 109 personave në kufij dhe ka penguar rreth 200 persona të marrin fluturimin e tyre për SHBA.

“Nga 325 000 të huaj të mbërritur dje në SHBA, 109 persona kanë kaluar në procedimin e kontrolleve të riforcuara për t’u siguruar se njerëzit që ne do të lejojmë të hyjnë në vendin tonë kanë ardhur me qëllime paqësore”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer për stacionin televiziv ABC.

“Ne nuk dëshirojmë të lejojmë të futet dikush që kërkon të na dëmtojë. Kjo është e gjitha. E di që në disa raste kjo do të shkaktojë pakënaqësi”, shtoi ai.

“Rreth 200 persona janë penguar të nisen drejt SHBA-së”, sipas këshilltares së Donald Trump, Kellyanne Conway në emisionin “Fox News”.