Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në Uashington ka publikuar sonte një pjesë të fjalimit të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti në Facebook.
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se “jemi plotësisht të përkushtuar të punojmë së bashku për të përmirësuar jetën e njerëzve, për të bërë punë të reja në rajon … Ne ndajmë të njëjtat vlera të lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregut të hapur.”
Ndryshe, Kosova dhe Serbia më 4 shtator nënshkruan marrëveshje në Uashington për normalizim ekonomik, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. /Lajmi.net/