Rajon & Botë

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka bisedime me Pjongjangun

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump nuk do të diskutojë për momentin me Korenë Veriore, me përjashtim të lirimit të qytetarëve të SHBA-së, të cilët janë të burgosur atje, njoftoi sonte Shtëpia e Bardhë.

“E kemi bërë të qartë se tash nuk është koha për bisedime”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.