Arsim & Kulturë

Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese “DAMO” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Në vazhdën e marrëveshjeve të bashkëpunimit të cilat Kolegji AAB është duke i nënshkruar me të gjitha shtëpitë botuese shqiptare, sot në ambientet e këtij kolegji u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional mes të Shtëpisë Botuese AAB dhe Shtëpisë Botuese “DAMO”.

Marrëveshja u nënshkrua mes drejtorit të e Bibliotekës AAB, z. Urim Sallauka dhe drejtori menaxhues i Shtëpisë Botuese “DAMO”, z. Shefqet Shehu.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit që u nënshkrua mes këtyre dy institucioneve përfshinë pjesëmarrjen Shtëpisë Botuese “DAMO” në Panairin Vjeshtor të Librit që do të mbahet në Kolegjin AAB në fillim të muajit tetor të këtij viti.

Po ashtu, marrëveshja përfshinë edhe promovimin e librave në mjediset e Kolegjit AAB të Shtëpisë Botuese “DAMO”, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale dhe akademike, shfrytëzim të hapësirave (Teatri, amfiteatri, salla të tjera) të kësaj shtëpie botuese, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.

Kujtojmë se Kolegjit AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa shtëpi botuese mbarë kombëtare, brenda dhe jashtë Kosovës.