Rajon & Botë

Shtatë të vrarë në një burg të Meksikës

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë lënduar gjatë operacionit për vendosjen e kontrollit mbi burgun Siudad Victoria, në të cilin gjenden të dënuarit për trafikim armësh, njoftuan të mërkurën zyrtarët.

Policia lokale dhe ajo federale është përleshur me të burgosurit, derisa nuk vendosi burgun nën kontroll, transmeton AFP.