Dje në Babush të Lipjanit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën janë përfshirë dy vetura, njëra me ngasës femër dhe tjetra mashkull.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona dy meshkuj dhe pesë femra ku të njëjtit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor gjashtë janë liruar, ndërsa një ka mbetur për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./KosovaPress/