Dje në Prizren janë kapur shtatë persona, të cilët pas legjitimimit nga Policia e Kosovës, kanë rezultuar të jenë refugjatë nga Afganistani.
Zëdhënësin policor, Daut Hoxha, i cili ka konfirmuar rastin.
“Dje në rajonin e Prizrenit policia ka ndaluar shtatë persona, të cilët pas legjitimimit janë deklaruar se janë nga Afganistani dhe pas ndalimit kanë kërkuar azil në Kosovë”, ka thënë Hoxha për portalin Koha.net.
Ai ka sqaruar se ata janë duke qëndruar në qendrën për azil në Prishtinë, në pritje të procedurave të rregullta në përputhje me ligjet e Kosovës.