Rajon & Botë

Shtabi i Krizave në Serbi përfundon takimin, bëjnë të ditur a po ndryshohen masat anti-COVID

Anipse dje u paralajmërua mundësia e ndryshimit të masave anti-COVID dhe vendosja që në çdo hyrje të shtetit të kërkohet rezultati i testit PCR, një gjë e tillë nuk do të bëhet.

Në takimin e sotëm nuk u morë vendim për ndonjë shtrëngim tjetër të masave, por vetëm se masat të cilat janë ndërmarrë më parë e që janë ende ekzistuese të kontrollohen në mënyrë rigoroze dhe që të zbatohen në mënyrë konsistente, transmeton lajmi.net.

“Këtë herë ne nuk i shtrënguam masat ekzistuese, por theksoi se masat që janë në fuqi, duhet zbatuar në mënyrë më rigoroze, për të mos parë më shkelje të tyre dhe në mënyrë që situate të mos përkeqësohet”, tha anëtari i shtabit, Srdja Jakoviq.

Gjatë ditëve të fundit në Serbi, si edhe në shumë vende të tjera në botë pati rritje të madhe të numrit të rasteve të infektuara me COVID-19.

the authorGazetaKNN