Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës përmes një komunikate ka bërë apel që bizneset, qytetarët dhe institucionet të respektojnë orarin e punës, si dhe të respektohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë
“Në periudhën e parë kishim 8 raste kontakti dhe të gjitha janë të shëruara. Shtabi emergjent ka trajtuar të gjitha kërkesat dhe ka vendosur prioritetet për tu mbrojtur Shëndeti Publik, përmasë masave mbrojtëse dhe furnizimeve tjera bazike”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Shtabi Emergjent I Fushë-Kosovës bën të ditur se që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, është evidente rritja e numrit të infektuarve me COVID-19.
“Tani kemi 23 raste kontakti nga Komuna e Vushtrrisë dhe KEK-u. Shtabi Emergjent apelon që të gjithë qytetarët, bizneset dhe aktorët tjerë të respektojnë dhe zbatojnë masat mbrojtëse, rekomandimet e M.SH. dhe IKSHP”, thuhet në njoftim.