Rajon & Botë

Shqyrtohen ankesat e të dënuarve për krime të luftës në Bosnjë

Në Tribunalin e Hagës sot fillon dëgjimi lidhur me apelin e ish-liderit kroat në Bosnjë Hercegovinë, Jadranko Përliq, dhe pesë personave të tjerë.Këta gjashtë kroatë të Bonjës janë dënuar në vitin 2013 nga Tribunali i Hagës me burg në kohëzgatje prej 10 e deri në 25 vjet, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në periudhën 1992-1995 në Bosnjë-Hercegovinë.
Ky dëgjim pritet të zgjasë disa ditë.Jadranko Përliq ishte dënuar me 25 vjet burg lidhur me akuza për vrasje dhe dëbim të myslimanëve gjatë luftës.Ai ishte president dhe më vonë kryeministër i të vetëshpallurit shtet i kroatëve të Bosnjës, me emrin Herceg-Bosnja.Të 6 personat e dënuar i kanë hedhur poshtë akuzat dhe kërkojnë proces të ri gjyqësor ose reduktim të dënimeve të tyre.