Një vajzë shqiptare 25 vjeçe në një koma të pakthyeshme me një fetus 6 muajsh në bark. Dhe ajo po bën gjestin e fundit të dashurisë së nënës për fëmijën.Një nënë e re shqiptare, e shtruar në spitalin rajonal në Ankona të Italisë, u operua të shtunën nga një ekip mjekësor, megjithëse ajo ishte në një situatë thellësisht dëshpëruese, por vendimtare për të siguruar që fëmija nuk do të vdiste, shkruajnë mediat italaine.
Një ndërhyrje kirurgjikale delikale, që konsistonte në heqjen e një hematome “intracranial” dhe gjatë së cilës nuk mund të bëhej as gabimi më i vogël.
Nëse nëna e re do të vazhdojë të mbijetojë siç shpresohet, e ndihmuar nga një makineri mjekësore ajo do të transferohet më pas në spitalin pediatrik të Salesi-t.
Këtu,do të mbahet nën vëzhgim dhe do të mbahet gjallë për të proceduar me lindjen e fëmijës sa më shpejt të jetë e mundur, edhe pse premturë, që të mund të shohë dritën pa probleme dhe shqetësime shëndetësore.Për vajzën, nëse ajo nuk do të ishte shtatzënë, ishte kërkuar leje për heqjen e organeve.
Kjo, për të kuptuar delikatesën dhe brishtësinë e situatës me të cilën mjekët kanë të bëjnë.Një fetus është duke u kapur pas një fijeje shprese, i ndjekur nga mjekët e Torrette dhe ata në Salesi, që me profesionalizmin e tyre të madh po bëjnë ç’është e mundur që fëmija të mund të lindë pa probleme, përcjell syri.net.
Shpresa tani është që 25-vjeçarja të mund të rezistojë, edhe pse nuk do të ketë asgjë më për të bërë pasi të ketë lindur atë fëmijë.
Kjo situatë do të monitorohet vazhdimisht, sepse nëse zemra e shqiptares së re do të pushojë së rrahuri, doktorët duket të ndërhyjë menjëherë me një operacion cezarian për foshnjën.
Raste si ky në botë kanë ndodhur fare pak dhe kjo e bën edhe më të vështirë betejën e doktorëve për të lindur një fëmijë të shëndoshë. Një ndërmarrje e vështirë kjo, sepse 6 muaj janë shumë delikatë për fetusin që fillon të formojë korteksin cerebral dhe të shpresohet të jetojë në një njëjtën kohë, ku nëna po vepron si një inkubator.