Aktivisti i shoqërisë civile Leonard Dedej këtë të enjte është gjendur pranë ambasadës franceze në Tiranë ku ka bërë një gjest në mbështetje të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai ka shkelur me këmbë flamurin serb ndërkohë që në duar mban një flamur të Francës ku shkruhet “Je suis Haradinaj” (Unë jam Haradinaj).
Arrestimi i ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj në Francë shkaktoi shumë reagime dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
/Gazeta Express/

