Aktuale

Shqiptari masakron për vdekje punëtorin, zbulohet arsyeja banale e sherrit

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku një biznesmen shqiptar ka masakruar me thikë një të punësuarin e tij.

Mediat italiane kanë njoftuar se shqiptari ishte pronar i një furre buke në Genova, dhe pasi ka debatuar me punëtorin e tij, një shtetas nga Bregu i Fildishtë rreth 25 vjeç e ka qëlluar me thikë, duke e lënë të vdekur.

Po ashtu, është bërë i ditur edhe identiteti i shqiptarit, i cili quhet Ezjon Veizaj, me nënshtetësi italiane.

Debati mes tij dhe italiane ka nisur për çështje parash, ku në sherr e sipër shqiptari ka rrëmbyer një thikë në furrën e bukës dhe ka qëlluar punëtorin disa herë në gjoks, duke e lënë të vdekur.

Pas ngjarjes, ai ka marrë në telefon policinë duke njoftuar për krimin që kishte bërë edhe pse ambulanca mbërriti shpejt në vendin e ngjarjes, nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar 25-vjeçari, pasi kishte marrë plagë të shumta.

Ndërsa, karabinierët arrestuar shqiptarin, i cili do të përballet në gjykatë me akuzën e vrasjes.