Në listën e 65 personave më të kërkuar në Europë rezulton dhe shqiptari 49 vjeçar Aleks (Gani) Burreli.
Europol ka publikuar prej disa ditësh listën e personave në kërkim, ku sipas zyrës së Europol ata janë persona me rrezikshmëri të lartë dhe të përfshirë në grabitje, vrasje, atentate, armëmbajtje, trafik qeniesh njerëzore dhe drogë.
Shqiptari 49-vjeçar është në kërkim për llogari të drejtësisë dhe policisë greke, pasi është i dyshuar për armëmbajtje, vrasje të 3 personave dhe plagosje.
Sipas policisë greke Aleks (Gani) Burreli më 23 qershor 2016 u fut i armatosur në një restorant në Ayia Napa në Greqi duke vrarë një biznesmen, një polic dhe bashkëshorten e policit.
Ky krim sipas Europol është bërë në prani të fëmijëve të vegjël të policit dhe Burreli është një persona me rrezikshmëri të lartë.