Aktuale

Shqiptari alarmon policinë, thotë se ka vrarë tre persona

Një shqiptar ka alarmuar policinë italiane pas telefonatës së tij. Ai ju ka thënë policëve që të shkonin dhe ta arrestonin pasi ka qëlluar mbi 3 persona të tjerë.

Ngjarja është regjistruar në Predosa, ku një emigrant shqiptar 47 vjeç ka telefonuar që të shkonin ta arrestonin pasi kishte vrarë 3 persona.

Pasi mbërriti policia ai ju tha atyre se kishte qëllua r mbi 3 persona, pasi ishte grindur me ta dhe armën e kishte hedhur në lumë.

Por pavarësisht deklaratës së tij dhe kërkimeve nga ana e polumbarëve nuk u gjet asnjë provë e krimit që shqiptari pretendonte se kishte kryer.

Aktualisht ai është lënë i lirë, ndërkohë që policia po vijon ende hetimet nëse ajo çfarë ka thënë emigranti është e vërtetë, apo thjeshtë një sajesë.