Një arratisje e rrezikshme, me shpejtësi të lartë e manovra për të shpëtuar. Aksion i denjë si skenar i filmit “Fast and Furious”.
Një automjet që ishte në ndjekje nga policia është kapur duke çuar në arrestimin e dy shqiptarëve. Bëhet fjalë për dy të rinj, të identifikuar me inicialet O.D. 21 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët shtuan shpejtësinë e makinës me të cilën udhëtonin teksa panë një postobllok policie.
Ata po udhëtonin në një automjet Alfa 156, me një bashkëpunëtor të tretë. Kur e gjetën veten pranë një pike kontrolli, në vend se të ngadalësonin shpejtësinë dhe të ndalonin siç iu kërkua, i dhanë gaz më shumë duke u arratisur.

Policia menjëherë u vu në ndjekje të tyre, me 200 në orë, rreth 25 km.
Me manovra të rrezikshme, parakalime të rrezikshme, më në fund ata arritën të ndalonin automjetin, pasi mbyllën autostradën për të shmangur aksidente ku mund të përfshiheshin edhe makina të tjera, raporton Panorama.
Pas ndalimit, shqiptarët u përpoqën të shpëtonin duke ikur me këmbë. Dy shqiptarë u kapën, ndërsa i treti arriti të largohej.
Atyre iu gjetën disa sende me të cilat ishin nisur të grabisnin. Prova të mjaftueshme për t’i arrestuar përveç akuzës së mosbindjes nga policisë, dhe sulmit nga uniformave të policisë. Ngjarja ka ndodhur në Lecco.