Një program i televizionit publik holandez NPO 1, i quajtur “EénVandaag”, ka vizituar Dieppe në Francë, ku ndodhet një kamp me rreth 150 shqiptarë dhe ka marrë dëshmitë e tyre në lidhje me planet e emigrimit drejt Britanisë së Madhe.
Prej muajsh, shumica e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin britanik, por deri tani vetëm 70 ia kanë arritur qëllimit.
Emigrantët shqiptarë presin për mundësinë e tyre, jo vetme nga Dieppe por edhe nga xhungla Calais.
Gjithashtu shumë prej emigrantëve shqiptarë provojnë edhe nga Holanda. Vetëm vitin e kaluar 580 emigrantë janë kapur në portet e saj në tentativë për të kaluar tranzit në Angli. Gjysma e tyre ishin shqiptarë.
Në emision do të transmetohen intervista me shqiptarë që po përpiqen të shkojnë në Angli përmes Francës, Belgjikës, dhe Holandës.
Një prej shqiptarëve të intervistuar shprehet se ata paguajnë deri në 7 mijë paund për të shkuar në vendin ishullor.