Organizata ‘Këshilli i Veriut’ e përbërë nga pesë përfaqësuesit e lagjeve të banuara me shqiptarë në veri të Mitrovicës, ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen tejet të rëndë të këtyre banorëve në atë pjesë të vendit.
Përfaqësuesit e kësaj organizate gjatë një konference për media të mbajtur të shtunën afër urës së Ibrit, kanë kërkuar nga institucionet vendore dhe faktori ndërkombëtar që të merren seriozisht me kërkesat e tyre.
Nazmi Ismajli, kryetar i “Këshillit të Veriut”, ka përmendur problemet e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët në veri, si në aspektin ekonomik, social, por edhe pastrimin etnik që po iu bëhet banorëve shqiptarë të asaj pjese.