Dogana e Morinit që lidh Shqipërinë dhe Kosovën ka pasur një fluks të lartë lëvizjesh në të dy anët e kufirit.
Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës disa qindra automjete kanë udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të saj, duke krijuar rradhë të gjata.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është fluksi i lartë i automjeteve nga Kosova në Shqipëri.
Fotot janë realizuar pak më parë,ku tregohet qartë ajo që po ndodh në doganën e Morinit./Syri.net