Rajon & Botë

Shqiponja tenton ta grabisë djaloshin në Australia (Foto)

Shqiponja ka tentuar ta rrëmbejë një djalosh dhe të fluturojë me të në një shfaqje të njohur të kafshëve të egra në Australinë qendrore.

BBC shkruan se turma me shikues të mahnitur e shikoi zogun gjigant tek e kapë me kthetrat e saja djaloshin ulëritës gjatë shfaqjes në Parkun “Alice Springs”, përcjell Gazeta Express.

Dëshmitarët kanë thënë se shqiponja ka tentuar ta grabisë djaloshin sikur ai të ishte një kafshë e vogël.

Djaloshi, i cili besohet se është gashtë apo tetë vjeçar, shpëtoi me vetëm një prerje në fytyrë.

Christine O’Connel nga Horsham në shtetin e Victoria po vizitonte parkun me burrin e saj më 6 korrik kur ky sulm ndodhi.

Ajo tha për BBC se shqiponja fluturoi drejt e mbi djaloshin nga rreth 15 metra larg.