Kuriozitete

Shqiponja provon të kap për koke një djalë në Australi

Një shqiponjë provoi të fluturojë duke kapur një djalosh të tmerruar nga kapela e tij në shfaqjen e popullarizuar “bota e egër” që organizohet në Australi.

Një turmë e personave e shikonin të tronditur se si një shqiponjë e madhe i zgjati putrat(këmbët) në kokën e një djaloshi që bërtiste gjatë show-it Alice Springs Desert Park.

Dëshmitarët thonë se ajo provoi ta ngrinte lart sikur të ishte një “kafshë e vogël”.

Djali besohet që është i moshës gjashtë deri në tetë vjet dhe u largua me një plagë “sipërfaqësore” në fytyrë.

Christine O’Connell nga Horsham i shtetit të Viktorias ishte duke vizituar parkun me burrin e saj kur ndodhi sulmi me 6 korrik.

Ajo tha për BBC-në që shqiponja fluturoi drejt e tek djaloshi nga një largësi prej 15 metrash.

“Një shok që ishte ulur afër tha që djaloshi i vogël provonte të kapërthente zinxhirin lart dhe poshtë” tha zonja O’Connell, që kapi sulmin në aparatin e saj.