Sport

Shqipëria me mungesë tjetër të madhe ndaj Spanjës dhe Italisë

Kombëtarja shqiptare do të ketë mungesa të mëdha në ndeshjen ndaj Spanjës dhe Italisë.

Thomas Strakosha ka shfaqur probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Christian Panucci, në dy ndeshjet e radhës ndaj Spanjës dhe Italisë.

Stafi mjekësor i Kombëtaresh shqiptare i ka dhënë leje portierit të rikthehet në Itali dhe të nisë rehabilitimin pranë Lazios.

Për të zëvendësuar Strakoshën, menjëherë i është bashkuar Kombëtares portieri i Kukësit, Enea Koliçi.

Kurse, përveç Strakoshës, kuqezinjve do t’u mungojë Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi, për shkak të suspendimeve, dhe i lënduar Amir Abrashi.