ShowBiz

Shqipëria do të këndojë në natën e dytë të “Eurovision 2019”

Këtë vit, këngëtarja, Jonida Maliqi do ta prezantojë Shqipërinë në “Eurovision”.
“Eurosong 2019”, ka publikuar renditjen e këngëve dhe datën e përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja Maliqi do të performojë në natën e dytë që i bie me datën 16 maj e 14-ta me radhë në skenën e Tel Aviv.

Ndërkohë vet këngëtarja ka bërë të ditur se do ta interpretojë në shqip këngën e saj, projekt ky i realizuar edhe me klip.

GJYSMËFINALJA E DYTË:

Zvicra
Suedia
Irlanda
Austria
Moldavia
Letonia
Rumania
Danimarka
Armendia
Shqipëria
Azerbajxhani
Ish. Rep. Jug. e Maqedonisë
Norvegjia
Rusia
Holanda
Kroacia
Lituania
Malta /Lajmi.net/