Aktuale

Shqipëria dhe Kosova me marrëveshje bashkëpunimi për reforma në Administratë

Ministrja e Shqipërisë për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito dhe ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar, kanë nënshkruar Planin e Veprimit për Zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit.

Me këtë rast Mahir Yagcilar tha se në këtë marrëveshje janë parapara një mori bashkëpunimi për reformat e Administratës Publike.

Ndërsa, Milena Harito tha se kjo marrëveshje konkretizohet me një plan të veprimit.

“Shqipëria dhe Kosova janë duke vazhduar procese të shumta të bashkëpunimit. Është shumë e rëndësishme ta çojmë përpara Administratën sepse është kusht për integrim në Bashkimin Evropian”, ka thënë ministrja Harito./KosovaPress/