Në vijim të planit të masave për kapjen e personit në kërkim, Klement Balili, si dhe në zbatim të ekzekutimit te urdhërave të kontrollit në banesat e familjarëve të Balilit, lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Policia e Shtetit ka kontrolluar 10 banesa, 3 hotele, si dhe janë shoqëruar 11 shtetas për t’u marrë në pyetje.
Janë kontrolluar banesa e Klement Balilit në Stjar/Delvinë, banesa e B. B në Stjar/Delvinë, banesa e S. B.,në Stjar/Delvinë, banesa e H.B, në Stjar/Delvinë, banesa e Th, F, në Sarandë, banesa e Th. F, (e dyta) në Sarandë, banesa e Th. F, në Sarandë, banesa e E. Sh, në Sarandë, banesa e A. S, në Sarandë dhe banesa e A.H në Sarandë. Sipas policisë, janë shoqëruar në Gjirokastër dhe po intervistohen. H. B. S. B. B. B. J. B. Th. F. A. B. E. Sh. V. H. A. S. D. B. E. A. Vijojne veprimet nga Policia e Shtetit.