Aktuale

Shqipëri, ushtria në gatishmëri, për nevojat e KQZ-së

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar përmes një njoftimi për media, ku thotë se Forcat e Armatosura kanë ngritur gatishmërinë për t’i përgjigjur nevoja të KQZ-së.

Më poshtë njoftimi i plotë:Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura garanton opinionin publik se në përputhje me kushtetuten e vendit dhe Kodin Zgjedhor ka marrë të gjitha masat që i takojnë FA-ve.

Forcat e Armatosura ka ngritur gatishmërinë dhe i është përgjigjur Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Policisë së Shtetit për ndihmën e kërkuar në kohë rekord.

Gjithashtu, Ministria vijon të ketë në dispozicion të efektivëve të FA-ve dhe qytetarëve numrin 04 2226601/. 042226602/ 042228377.Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm garanton opinionin publik se Forcat e Armatosura do të vijojnë të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese me përpikmëri dhe profesionalizëm.