Ekonomi

Shqipëri, rritet bankingu nga interneti

Banka e Shqipërisë njoftoi se në tremujorin e parë të këtij viti, numri i transaksioneve online arriti në mbi 162 mijë, ose 41% më e lartë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Vlera e veprimeve bankare përmes sistemit për tre muajt e parë të vitit arriti në afro 40 miliardë lekë, 60% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndryshe, sot 12 nga 16 banka tregtare në Shqipëri ofrojnë shërbime të internet banking.