Sport

Shqipëri-Izrael, ja çfarë do të ndodh me tifozët që kanë blerë biletat

Nuk ka vend për panik për sa i përket çështjes së biletave të Shqipëri-Izrael, pavarësisht ndryshimit të stadiumit.

Menjëherë pas vendimit të FIFA që përcaktoi Elbasan Arenën si vendin ku do të luhet takimi Shqipëri – Izrael, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit janë mbledhur për të përcaktuar modalitetet dhe hapat që do të ndërmerren në mënyrë që ky ndryshim i programit të mos cenojë personat që ishin pajisur me një biletë për stadiumin  Loro Borici.

Nga shitjet online janë pajisur me bileta rreth 7  mijë persona dhe menjëherë pas ndryshimit të stadiumit serveri është bllokuar për disa orë në mënyrë që të mos ketë më shitje të tjera, shkruan Super Sport.

Kurse, sa u përket personave që janë pajisur me një biletë për në Loro Borici, të gjithë do të marrin një tjetër që i mundëson prezencën në këtë ndeshje në Elbasan Arena, ndërsa mbetet për tu vendosur si do të operohet në mënyrë për pajisjen me to.

Gjithashtu edhe çmimet e biletave nuk do të ndryshojnë duke mbetur në fuqi ato që ishin përcaktuar që më parë për ndeshjen në Loro Borici, ndërkohë që nuk paraqet asnjë problem aspekti organizativ i ndeshjes në Elbasan Arena.