Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë dhe rrethinë edhe sot vazhdon të jetë nën masën e lejuar dhe po përbënë rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Sipas vlerës së indeksit të cilësisë së ajrit, të cilën e ofron Ambasada Amerikane në Kosovë, sot në orën 14:00, ajri është klasifikuar në të kuqe, ose në kategorinë i pashëndetshëm, transmeton gazetametro.net.
Veturat e shumta, KEK-u, përdorimi i thëngjillit (madje edhe gomave) për ngrohje, kushtet e pa favorshme atmosferike, janë faktorët kryesor të ndotjes së ajrit.
Ndërkohë, për cilësinë e ajrit kanë reaguar dje dhe sot edhe shoqëria civile e gazetarët. Madje disa prej tyre kanë bërë përgjegjës Qeverinë dhe Komunën që nuk po merr masa.
Ndryshe, dje në Prishtinë u shënua rekord i ndotjes, ku matësi shënonte 431 nivelin e ndotjers, duke kaluar për 42 shkallë Delhin e Indisë./gazetametro.net