Aktuale

Shpronësohen parcela për ndërtim të Stacionit Policor në Zubin Potok (Video)

Janë shpronësuar parcela kadastrale në Komunën e Zubin Potokut, të cilat preken nga projekti për ndërtimin e Stacionit Policor.

Sipas ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, është i domosdoshëm shpronësimi për realizimin e projektit, duke shtuar se janë përmbushuar të gjitha obligimet ligjore, përfshirë dëgjimet publike.

“Për realizimin e këtij projekti ka qenë e nevojshme që të kryhen procedurat e shpronësimit, vlerësimit të pronës, dhe për të gjitha pronat të cilat kanë qenë të evidentuara në tabelat e laborantit të shpronësimit,” është shprehur ministri Shala, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

/arbresh.info/