Shëndetësi

Shprehitë e mbrëmjes që u shkaktojnë rritje të peshës

Pesha, vazhdon të mbetet njëra ndër shqetësimet kryesore të femrave nëpër botë, mirëpo jo vetëm e tyre por edhe e meshkujve. Kilogramët e tepërt nuk i shërbejnë askujt, përkundrazi mbipesha të vetmen gjë që sjell, janë komplikimet e ndryshme shëndetësore.

Ne kemi shkëputur disa nga arsyet të cilat u shkaktojnë rritjen e kilogramëve dhe si t’i heqim ato:

1.  Nuk po flini mjaftueshëm – kjo ndikon në metabolizmin tuaj, duke e bërë atë shumë më të ngadalshëm si dhe ju bën të ndjeheni të uritur, andaj duhet të flini të paktën 8 orë gjatë natës.

2. Hani shumë gjatë darkës – hani shumë apo hani ushqim të rëndë dhe si rezultat tretja juaj ngadalësohet, andaj zgjidhni një darkë të lehtë që përmban zakonisht proteina dhe perime.

3. Shkoni të flini menjëherë pas darkës – kjo bën që të mblidhni më shumë qeliza të yndyrës dhe keni probleme me tretjen, andaj ju duhet të hani përafërsisht 1 orë e gjysmë deri në 2 para se të flini.

4. Hani ushqim pikant gjatë darkës – erëzat dhe ushqimi pikant mund të shkaktojnë tretje të dobët dhe gjumë të parehatshëm, andaj duhet të mos përdorni ushqim të tillë gjatë natës.

5. Hani drithëra apo karbohidrate për darkë – ju jep energji të tepërt të cilën nuk do ta përdorni gjatë natës, si dhe përmban sheqerna të cilat duhet të djegën menjëherë, andaj për darkë duhet të hani pemë të freskëta dhe sallata, por natyrisht në sasi të vogla.