Kuriozitete

Shpëtoni nga malaria duke fjetur me një pulë

Një studim i bërë në Etiopi ka zbuluar se mushkonjat të cilat e thithin gjakun e njerëzve ikin nga aroma e pulave.

Kështu revista Journal, ka testuar gjakun e mushkonjave dhe ka gjetur se vetëm një në 1200 mushkonja kishte kafshuar një pulë për shkak se e urrejnë aromën e tyre, transmeton KosovaPress.

Sëmundja e malaries është më së shumti shpërndahet përmes mushkonjave të cilat pasi e kanë thithur gjakun e një të infektuari, e kafshojnë dikë tjetër.

Profesori Rickard Ignell, është befasuar nga ky zbulim dhe kjo sjellje e mushkonjave të cilat e shmangin ushqyerjen me specie të tilla për shkak të aromës së tyre. 69% e tyre ishte ushqyer me gjakun e lopëve, 18% me gjakun e njerëzve, 5% me gjakun e dhive dhe 2.6% me gjakun e deleve. Ndërsa, vetëm një mushkonjë ishte ushqyer me gjakun e pulave.

Studiuesit për ta vërtetuar këtë, kishin vendosur pula nëpër disa shtëpi dhe kështu ata kishin zbuluar se ato ishin më pak të vizituara nga mushkonjat se sa shtëpitë pa pula./KosovaPress/