Një anije me flamur amerikan është shpëtuar nga mbytja në Sarandë.
Velera Sea Shell me flamur amerikan, nisur nga Dubrovniku me destinacion Sarandën, duke lundruar në hyrje të Kanalit të Korfuzit pësoi defekt në motorë dhe dha sinjalin e emergjencës.
Me marrjen e njoftimit Roja Bregdetare angazhoi motovedeten P-03 dhe P-05 të Flotës Detare.
Pas rënies në kontakt velera u rimorkua për në portin e Sarandës duke bërë të mundur shpëtimin e velierës dhe tre personat në borde, të tre me nënshtetësi izraelite: Kapiten T.L dhe ekuipazh M. N dhe L. N.