Katër fëmijë dhe një grua janë nxjerr sot nga rrënojat e hotelit, i cila dy ditë më parë është goditur nga një ortek i borës.
Mediat italiane njoftojnë se nga pesë të mbijetuarit që gjendeshin nën rrënojat e hotelit në Abruzzo të Italisë, njëri është i lënduar.
Sipas mediave italiane deri më tani katër persona janë konfirmuar të vdekur, kurse për fatin e 20 personave të tjerë që gjendeshin në hotel, ende nuk dihet asgjë.