Dy familje skamnore të komunitetit rom, që deri para dy ditësh kanë jetuar në kushte jonjerëzore në objektin e ish-hotelit “Karagaçi” në Pejë, janë zhvendosur nga komuna e policia dhe janë strehuar në një objekt në fshatin Zahaq të Pejës.
Njëra familje është nga Peja. Dy prindër me 4 fëmijë, kurse tjetra nga Gjakova, me 4 të rritur dhe 3 fëmijë.
Të dyja familjet, sipas drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Pejës, Petrit Loci, janë strehuar në ish-objektin e Zyrës së vendit në fshatin Zahaq.
“Secila prej këtyre familjeve tashti i ka nga dy dhoma me kushte të mira, kanë siguri dhe për ngrohje u kemi siguruar stufa dhe dru”, thotë Loci.