Rajon & Botë

Shpëtohen 257 emigrantë

Në një operacion të veçantë i udhëhequr nga roja bregdetare italiane, janë shpëtuar 257 emigrantë në Mesdhe.

Po ashtu edhe grupet spanjolle të shpëtimit, njoftuan se kanë gjetur 167 emigrantë, në mesin e të cilëve ishin 13 vdekur, duke përfshirë një grua shtatzënë dhe fëmijë në një barkë gome që lundronte në Mesdhe, transmeton KosovaPress.